Sot është dita e nëntë që kur ka nisur festivali i njohur “Burning Man” i cili po mbahet në shkretëtirën e Nevadës, SHBA.
Në festivalin e artit dhe të muzikës, nën goditjet e shpeshta të stuhisë së rërës dhe ndezjes së zjarreve, mijëra njerëz mblidhen për të parë momentin e djegies së “The Man” (“Njeriut”), rituali simbolik i djegies së një figure të madhe prej druri, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth 70,000 njerëz kanë ngritur një kamp në Black Rock City, ku secili prej tyre jep kontributin e vetë që të mbajë përkohësisht këtë qytet.
Festivali i sivjetmë i artit dhe muzikës, “Burning Man 2017”, do të zgjasë deri më 4 shtator, nesër. Po ashtu, në këtë festival ka marrë pjesë edhe modelja e njohur me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, e cila ka shpërndarë disa fotografi në profilin e saj në Instagram.
Për më tepër shikoni fotografitë më poshtë.
{gallery}