Kjo vajzë kaq e bukur, delikate, elegante është një nga vajzat e Çamërisë e fiksuar në foto në vitin 1873 nga Paskal Sebah.
Ajo nuk e sheh në sy aparatin, sepse është një zonjë me nder dhe turpërohet qoftë nga vështrim i burrave të huaj, ani se ai po e sheh nëpërmjet aparatit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo{gallery}
Historiani Arben Llalla ka publikuar disa fotografi të shekullit XIX të fotografit Paskal Sebah, i cili nga babai ishte sirian katolik, kurse nga nëna ortodoks nga Armenia.
Më poshtë është një familje shqiptare nga Çamëria, po e vitit 1873, ndërsa dhe një foto e djalit të shtëpisë.
Dallohen qartë që të fotografuarit u përkasin dyerve të mëdha, ndërsa veshjet e tyre dhe zbukurimet flasin për origjinën e tyre bujare.