Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Cirkusantët me diplomë

Cirku “Ringling Brothers” është mbyllur në SHBA, por ata e vazhdojnë punën në Rusi, shtetin me traditë të rrënjosur thellë të cirkut, duke u ngritur përtej konflikteve gjeopolitike të së sotmes.

Madje, cirkuzantët në Rusi e kanë mundësinë të pajisen me diplomë, përcjell Koha Ditore artikullin e New York Times.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I krijuar më 1927 nga Komisariati Popullor Sovjetik i Arsimit, Shkolla Shtetërore e Cirkut dhe e Arteve të Ndryshme, “M. N. Rumyantsev” – program katërvjeçar me 180 nxënës, që ndjekin studimet pa pagesë – e quan veten si kolegji i parë në botë i cirkut.

Kurrikula në Shkollën Moskovite të Cirkut, si njihet nga masa, përfshin lëndët e zakonshme të shkencave natyrore dhe humane, por nuk mbulon punën me kafshë, që të duhet për një cirk.

Konkurrenca për të hyrë në këtë shkollë nuk është kurrkah krahasuar me periudhën sovjetike, kur qindra njerëz konkurronin për secilin vend.

Sidoqoftë, në fillim të verës, rreth njëzet kandidatë për diplomë të kësaj shkolle demonstruan shkathtësitë e tyre, duke u hedhur në ajër dhe duke prezantuar performancat e tyre më të mira, në një sallë rrethore të ngjyrosur në rozë.

Tre studentë nga pjesë të largëta të Rusisë po përgatiteshin për një performancë komike, të inspiruar dhe me motive nga pallati mbretëror i Luigjit të Nëntëmbëdhjetë. Pas nxehjes së domosdoshme, ata filluan të flisnin për pasionin e tyre, që lidhet me cirkun. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)