Victoria Leone dhe Sydney Dunitz, morën pjesë si vullnetare në një festival rrugëve të Torontos që ishte organizuar nga Orkestra Sheraton Cadwell.
Këngëtaret ishin kritikuar nga menaxhmenti i orkestrës për mbipeshën dhe veshjen e tyre, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse nuk jeni të holla, vishni rroba më të shlira ku nuk ju shihet celuliti”, i janë drejtuar këngëtares me e-mail.
E-maili i cili është nënshkruar nga menaxhmenti i Orkestrës Sheraton Cadwell, ndër të tjera thotë, “Imazhi juaj është imazhi ynë. Nëse ju nuk dukeni mirë, nuk dukemi as ne”.
Menaxhmenti ka kërkuar nga këngëtaret që të fshehin pjesët e trupit pasi fustanet e tyre të ngushta i shfaqnin celulitin, por një gjë e tillë ka tronditur opinionin.
Pas reagimit të këngëtareve dhe njerëzve që panë këtë e-mail, menaxhmenti është detyruar të jap dorëheqje.
“Ne sinqerisht kërkojmë ndjesë për ngacmimin e tillë i cili u keqkuptua dhe dha rezultate të këqija tek ne”, thuhet në e-mailin tjetër.
Në orkestër janë 11 anëtarë, por nuk dihet saktësisht sa prej tyre, apo që të gjithë kanë dhënë përfundimisht dorëheqje, dhe orkestra u shpartallua.