Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, falënderoi vajzën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, për mbështetjen që i ka dhënë djalit të saj.
Chelsea Clinton, në një postim në Twitter, ka mbështetur Barron Trumpin, 11 vjeç, i cili është kritikuar nga mediat për veshjen e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë hënën, gazeta amerikane Daily Caller ka shkruar se “është koha që Barron Trump të nisë të vishet ashtu siç i takon në Shtëpinë e Bardhë”.
Zonja Clinton, e cila ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë kur babai i saj ka qenë president në vitet '90, ka shkruar: “Është koha për mediat dhe secilin që ta lënë Barron Trumpin të qetë dhe t'i lejojnë të ketë fëmijërinë private që e meriton”.
“Faleminderiit Chelsea Clinton - është e rëndësishme mbështetja për të gjithë fëmijët tanë që të jenë vetëvetja”, është përgjigjur zonja Trump në Twitter.