Autoritetet suedeze ia kanë refuzuar kërkesën për azil “migrantes më të vjetër në botë” dhe e kanë njoftuar se duhet të kthehet në vendlindje, në Afganistan.
Bibihal Uzbeki (106 vjeçare) në Suedi kishte arritur përmes Iranit, Turqisë, Greqisë e në rrugëtimin e saj të gjatë e të vështirë e kaloi edhe nëpër Kroaci, shkruan portali “Jutarnji list” i Zagrebit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë udhëtimi djali dhe nipat e saj e kishin bartu në shpinë kur ajo nuk mund të ecte.
Asaj i është refuzuar kërkesa, por ajo mund të kërkojë azil në ndonjë shtet tjetër nëse i ofron strehim. Ndaj këtij vendimi 106 vjeçja është ankuar në Gjykatën e Migracionit.
Këtë afgane mediet botërore e quajtën migranten më të vjetër në botë pasi ishte marrë në intervistë në kampin kroat për refugjatë në vitin 2015.