Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Sot është dita botërore e humanizmit

19 gushti është dita botërore e Humanizmit, një ditë botërore në të cilën festohet për humanizmin, ku njerëzit ndihmojnë njëri tjetrin.

Njëkohësisht kjo ditë përkon dhe me sulmin kur sekretari i përgjithshëm në Irak Segio Veira de Mello dhe 21 kolegë të tij u vranë në një sulm me bombë në Bagdad më 19 gusht të vitit 2003.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë ditë komuniteti ndërkombëtar i kushton rëndësi për të gjithë punëtorët vullnetar dhe forcon mesazhin që për vullnetarët, sidomos në vendet ku lufta ende vazhdon si në Lindjen e Mesme, tu sigurohet jeta. Puna humanitare për njerëzimin po bëhet një nga profesionet më të rrezikshme.

Marrja peng e tyre, vrasja dhe keqtrajtimi i tyre po bëhet gjithnjë e më I pranishëm si në Afganistan, Sudan, Siri, Somali si dhe në të tjera shtete me konflikte. Në 15 vitet e kaluara më shumë se 1000 punonjës humanitarë janë vrarë dhe 1500 të tjerë janë marrë peng dhe keqtrajtuar.