Holly jeton në Destin, Florida, dhe ende nuk ka mbushur 30 vjet.
Ajo nuk kishte shkuar në floktore me vite të tëra, pasi ajo i adhuronte flokët e saj të gjata dhe stilin e thjeshtë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Babai im njëherë më ka thënë; “Gratë me flokët e gjata janë gjithmonë më të bukura”, prandaj kurrë nuk doja t’i preja, s’i kam harruar kurrë ato fjalë”, ka thënë Holly.
Por pasi i erdhi dita e martesës së saj, ajo vendosi që më në fund ka nevojë për ndryshime.
Floktarët që ndërhynë në flokët e saj, kanë thënë se kishin kohë që nuk kishin parë flokë më të dëmtuar.
Flokët e saj fillimisht janë shkurtuar e më pas janë lyer me ngjyrë të bardhë.
Në fund ndryshimi i saj e bëri të lumtur edhe vetë Hollyn, e cila më pas ka thënë se tash e tutje do të ketë kujdes të shtuar mbi flokët e saj.
{gallery}