Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Foto e ditës: Kolonel Dauti i lidh shallin shqiptar kolonelit amerikan Ellis

Tiranë, 17 gusht – Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përzgjedhur sot si foto të ditës, Kolonel Leitnantin shqiptar, Ekland Dauti, komandant i trupave Shqiponja V të Forcave Speciale Shqiptare, duke i lidhur shallin shqiptar Kolonel Leitnantes se ushtrisë amerikane, Deborah Ellis, në Batalionin e Inteligjencës Ushtarake të 502-të.

Nëpërmjet një postimi në faqen e ambasadës së SHBA-së në Tiranë thuhet: “Foto e Ditës: Kolonel Leitnanti shqiptar, Ekland Dauti, komandant i trupave Shqiponja V të Forcave Speciale Shqiptare, i lidh shallin shqiptar Kolonel Leitnantes se Ushtrisë Amerikane, Deborah Ellis, komandante e Batalionit të Inteligjencës Ushtarake të 502-të, nën vështrimin e Gjeneralit australian Mark Brewer, gjatë festimeve për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në bazën Spin Boldak në Afganistan, 28 nëntor, 2012”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“(Të drejtat e fotos: Ushtria Amerikane), thuhet në publikimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.