Vizitorët e parë në dhomën e presidentit amerikan Donald Trump priten të vijnë vikendin e ardhshëm.
Adhuruesit e Trump dhe ata të cilët dëshirojnë të dinë se si ishte fëmijëria e hershme e presidentit të 45-të amerikan, munden nga tash të huazojnë shtëpinë në të cilën ai ka qëndruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇmimi për një natë qëndrim është 725 dollarë. Në këtë shtëpi të madhe në lagjen e Nju Jorkut, Trump ka kaluar katër vjetët e parë të jetës. Shtëpia mund të rezervohet me disa “klikime” në rrjetin e faqes “AirBnb”, transmeton kp.

Shtëpia me pesë dhoma mund të pranojë 20 persona. Për vizitorët, të cilët dëshirojnë të përcjellin presidentin Trump në Twitter ose të shikojnë emisionet, të cilat i shikon edhe ai, është siguruar interneti dhe televizori.
Shtëpia është ndërtuar në vitin 1940 nga babai i Trump në lagjen elite Jamaica Estate.