Një burrë në Indonezi është burgosur për mbjelljen e kanabisit medicinal për të lehtësuar vuajtjet e gruas së tij që po vdiste nga kanceri.
Grupet e të drejtave të njeriut u përplasën me vendimin e autoriteteve, duke thënë se situata ishte emergjente. Gjykata e Rrethit në provincën perëndimore Kalimantan në Borneo Island shpalli dënimin për Fidelis Arie të mërkurën, tha avokati i tij Marcelina Lin për “Reuters”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArie do të qëndrojë 8 muaj në burg, ndërsa do të paguaj një gjobë prej 1 miliard rupijësh (75,000 dollarë), sipas Lin dhe grupeve të të drejtave të njeriut. Afati i burgimit që ai mori, shkoi edhe përtej kërkesës fillestare prej pesë muajsh nga prokurorët. Gjykata tha se Arie, 36 vjeç, nuk kishte leje për të përdorur kanabis. Burri, i cili qau gjatë dëgjimit të aktgjykimit, ende po shqyrton nëse duhet të apelojë vendimin e gjykatës. Gruaja e Arias vdiq pak pas arrestimit të tij. Motra e tij, Yohana, i tha “Reuters” se “çdo vendim nuk do ta kthejë gruan e tij”.