American Green Inc., njëri nga prodhuesit më të mëdhenj amerikan të kanabisit, ka blerë gjithë tokën e cila i takon qytezës Nipton në Kalifornia.
Pronarët e ri dëshirojnë të ndërtojnë një qytezë në rrugën e garave të dikurshme për ari, rreth 95 kilometra larg Las Vegasit, e cila do të shndërrohet në destinacion që do të jetë “i pavarur dhe i hapur për marihuanë”, transmeton KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPronarja aktuale e tokës, Roxanne Lang tha se marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi, por ka konfirmuar se American Green është blerësi.
Kur burri i saj i ndjerë në vitin 1985 kishte blerë Nipton, ai ishte qytet i shkretë i shpirtrave, të cilin e shndërroi në destinacion ekscentrik për adhuruesit e shkretëtirës.
Në qytezë jetojnë rreth 20 banorë.