Një video e një lojtari ragbi 7-vjeçar, i cili është sa dyfishi i moshatarëve të tij si masë trupore, është publikuar së fundmi dhe po bën xhiron e botës.
Filmimi ka habitur drejtuesit e ragbisë në Australi dhe po i jep të drejtë prindërve të shqetësuar, të cilët kërkojnë që ndarja në kategori të bëhet sipas peshës dhe jo moshës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDjali trupmadh është nga Samoa dhe shihet duke i kaluar me shumë lehtësi kundërshtarët e tij, të cilët nuk kanë asnjë shans që ta ndalin atë për të shënuar pikë.
Presidenti i St John Eagles, klubit për të cilin luan gjiganti, thotë: “Ai është djalë shumë i mbarë. Ne nuk po thyejmë asnjë rregull. Ai nuk i lëndon fëmijët e tjerë kur vrapon”.