Rusia në mënyrë të dëshpëruar po mundohet të menaxhojë shpenzimet para Botërorit 2018 të futbollit dhe një fermer mund të ketë gjetur përgjigjen për këtë - me kashtë.
Në një projekt që del nga përralla "Tre Derra të Vegjël", Roman Ponomaryov ka ndërtuar një kopje të stadiumit 640 milionë eurosh të St. Petersburgut me kashtë, shkruan Daily Mail. Stadiumi i St. Petersburgut do të organizojë shtatë ndeshje në Kupën e Botës, përfshirë edhe një gjysmëfinale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArena e Ponomaryovit është bërë nga 4.500 dengje kashte me vende për t'u ulur 300 persona. Ka organizuar turneun e parë - vetëm për skuadrat lokale - gjatë fundjavës, përcjell Koha Ditore.
"Është mirë të entuziazmosh njerëzit dhe të krijosh një atmosferë sportive para Kupës së Botës", ka thënë Ponomaryov në një intervistë së fundi...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.