Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

18 korriku ndër vite

18 korriku është dita e 199-të në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e martë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.

1768 – Gazeta Boston boton vargjet “Liberty Song” kënga e parë patriotike e Amerikës. “Në Liri jemi lindur dhe në Liri do të jetojmë. Qeset tona janë të gatshme. Qëndroni, miq, qëndroni; Jo si skllevër, por si të lirë paratë tona do t’i japim”.

1925 – Hitleri boton librin Mein Kampf, plan-programi i tij për një perandori të tretë gjermane dhe shprehje e makthit që do shpalosej në Evropën e viteve 1939-1945.

1932 – Shqipëri- Drejtori i shkollës teknike amerikane Harry Fultz largohet nga Tirana pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit. Kjo ishte një masë e mbretit për të parandaluar përpjekjet italiane për shtirjen e ndikimit në vend, duke trajtuar njësoj të gjitha shkollat e huaja.

1988 - Ushtria Çlirimtare e Kosovës e riçliroi Rahovecin.

2012- Të paktën 7 persona kanë vdekur dhe 32 janë lënduar nga një bombë që shpërtheu në një autobus në Izrael.