Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ajsbergu i shkëputur nga Antarktida po lëviz drejt oqeanit të hapur

Ajsbergu i madh i shkëputur nga kontinenti i Antarktidës po lëviz drejt oqeanit të hapur.

Sipas lajmit të BBC-së në pamjet satelitore shihet distanca në mes të ajsbergut në gjerësi prej 6 mijë kilometrash, i cili ditë më parë u shkëput nga masa e akullit Larsen C në veriperëndim të Antarktidës. Ajsbergu është ndarë nga masa me një shtresë të hollë uji dhe një shtresë të ngushtë akulli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkencëtarët e Institutit “Alfred Wegener” në Gjermani, të cilët e vëzhgojnë lëvizjen e ajsbergut të quajtur “A-68”, kanë bërë të ditur se sipas pamjeve të siguruara nga sateliti Deimos-1, ajsbergu deri më tani ka lëvizur ashtu siç pritej.

Ky ajsberg pritet që me ndikimin e erërave që vijnë nga Deti Weddel, nga bregu drejt detit, të përhapet drejt oqeanit.

Mirëpo për shkak të “Coriolis effect”, parashihet që ajsbergu të mbetet rreth brigjeve të Antarktidës.

Ajsbergu i shkëputur nga Antarktida është një trilion ton, katër herë sa sipërfaqja e Londrës.