17 korriku është dita e 198-të në kalendarin Gregorian.
Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e hënë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.
1821 – Spanja ia dorëzoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Floridën.
1898 – Ushtarët spanjollë në Santiago të Kubës iu dorëzuan forcave amerikane gjatë Luftës spanjolle-amerikane.
1917 – Derisa Britania ndodhej në luftë me Gjermaninë, familja mbretërore britanike ndërroi mbiemrin nga Saxe-Coburg Gotha në Windsor.
1936 - Lufta Civile spanjolle: Një rebelimi i forcave të armatosura kundër qeverisë majtiste e zgjedhur nga Fronti Popullor shënon fillimin e luftës civile të Spanjës.
1945 – Presidenti amerikan Harry S. Truman, lideri sovjetik Josef Stalin dhe kryeministri britanik Winston Churchill filluan takimin në Potsdam gjatë samitit të fundit të aleatëve të Luftës së Dytë Botërore.
1955 – U hap Disneyland në Anaheim të Kalifornisë.
1967 – Saksofonisti dhe kompozitori i muzikës Jazz, John Coltrane, vdiq në moshën 40-vjeçare.
1979 – Presidenti i Nikaraguas, Anastasio Somoza, dha dorëheqjen dhe iku në ekzil në Miami.
1996 – Një aeroplan “Boeing 747” që ishte nisur drejt Parisit, eksplodoi dhe u përplas në New York, pak pas nisjes nga aeroporti ndërkombëtar “John F. Kennedy”. Të 230 personat në bord humbën jetën.
1998- Më 17 korrik të vitit 1998 filluan luftimet ndërmjet UÇK-ës dhe forcave serbe. Të premten më 17 Korrik 1998 Ushtria Çlirimtare e Kosovës hyri në qytetin e Rahovecit. Në luftimet e UÇK-së kundër forcave paramilitare Serbe u vranë mbi 300 civil shqiptar dhe mbi 100 Serb. Betejat më të rëndësishme ishin: Beteja e Rahovecit dhe Beteja e Gradishit.
2000 – Bashar Assad, i biri i Hafez Assadit, u bë presidenti i 16-të i Sirisë.
2000 – Gjermania pranon të paguaj 5 miliardë dollarë për viktimat e periudhës së mizorive naziste.
2005 – Tribunali Special për Irakun paraqiti rastin e vet të parë kundër Saddam Husseinit, për masakrën e shiitëve të vitit 1982.