Njerëzit që kanë zhvilluar thirrje telefonike drejt telefonëve celularë turq gjatë mbrëmjes së djeshme kanë dëgjuar një papritur në linjë zërin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Para se të kryhej lidhja, telefonuesit duhej të dëgjonin një incizim të presidentit me rastin e përvjetorit të parë të grushtit të shtetit të dështuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si president i juaj, ju uroj juve për 15 korrikun në ditën e Demokracisë dhe të Unitetit Kombëtar. Zoti të ketë mëshirë për martirët tanë dhe i uroj veteranëve tanë shëndet dhe mirëqenie”, thuhet në këtë incizim.
Kreu i Autoritetit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (BTK), Omer Fatih Sayan konfirmoi në një mesazh të publikuar në “Twitter” se ky ishte një mesazh i sponsorizuar nga shteti.
Televizioni “CNN Turk” njoftoi se ky mesazh filloi të shfqet pas mesnatës në telefonatat që bëheshin nga telefonat celularë por pa saktësuar nëse ky mesazh dëgjohej edhe nga pala që telefonohej.
Por ky mesazh i Erdoganit nuk u shfaq më sot në mëngjes.