Një kalë i vogël është bërë mjaft i njohur në internet pasi u diagnostikua me nanizëm.
Alfi i vogël ka një gjatësi prej vetëm 70 centimetrash, veshët i ka vetëm 3 cm, dhe thundrat pak më shumë se një monedhë, transmeton tch. Ai po përballej me mbijetesën për shkak të përmasave të tij të pazakonshme kur Hannah Russell, 20 vjeç e shpëtoi në dhjetor të 2012-ës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHistoria e tij ka frymëzuar libra fëmijësh, një revistë, një kanal në YouTube dhe markë veshjesh. Madje ai ka mbi 40 mijë ndjekës online.
“Kur isha 16 vjeç u afrua një rritës kafshësh që po kalonte për festën e Krishtlindjeve dhe pashë që kisha një tjetër poni në fushat e mia. Ata më rrëfyen për Alfin dhe i pyeta nëse mund ta merrja. Për shkak të nanizmit ata nuk mund të merreshin me të dhe ndoshta do e kishin shkatërruar. Unë thashë po, para se ta shihja atë”, rrëfen Hannah.
{gallery}