Në provincën kineze Hebei në tempullin Dinghui, ekspertët kanë gjetur mbetjet e priftit të njohur budist Ci Xian. Me ndihmën e CT-së kanë gjetur se në trupin e mumies të vjetër një mijë vjet janë të ruajtura shumë mirë eshtrat dhe i gjithë truri.
Ci Xian ishte prift, i cili kishte udhëtuar nga India antike deri në Kinë për të predikuar fenë budiste. Pas vdekjes së tij, nxënësit e tij kanë ruajtur trupin, por për atë nuk ishte ditur shumë vite. Mbetjet e tij ishin gjetur në vitet e shtatëdhjeta, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas vdekjes, mbetjet e tij ishin vendosur në ibrik prej qeramike të mbushura me mjete anti-korrozioni.
Trupi i Ci Xian ndodhet në tempullin Dinghui që nga viti 2011. Priftërinjtë morën vendim që mbi trupin e tij të vendosin një shtresë ari në shenjë nderimi. Trupi së shpejti do të zhvendoset në tempullin Shendu në malet Xiangtang.
