Disa futbollistë të skuadrës kolumbiane Independiente Santa Fe janë denoncuar për abuzim seksual, ngjarje që mendohet të ketë ndodhur gjatë festës së titullit kampion, të organizuar në 31 janar të këtij viti.
Sipas komunikatës së prokurorisë, “disa futbollistë kanë abuzuar me një punonjëse seksi natën mes 31 janarit dhe 1 shkurtit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMendohet se në këtë ngjarje janë përfshirë 6 futbollistë, 3 prej të cilëve janë larguar nga Santa Fe në merkaton e verës.
Në një komunikatë për shtyp, klubi thotë se nuk ka dijeni për ngjarjen dhe dënon çdo veprim joligjor që mund të jetë kryer nga cilido person i lidhur me klubin.
“Mbështesim hetimet që po bën drejtësia dhe do t’i respektojmë vendimet”, thuhet në komunikatën e firmosur nga Presidenti i klubit, Cesar Pastrana.