Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjashtë muaj burgim gruas që pa arsye telefonoi 2 mijë herë emergjencat

Stacey White nga Nottinghamshire e Anglisë, që ka telefonuar pa arsye numrin për emergjenca afro dymijë herë brenda një kohë të shkurtër, është dënuar me gjashtë muaj burg.

Me këtë rast, sipas raportimit të medieve që i transmetoi Syri, ajo ka shpenzuar rreth 35 mijë euro të taksapaguesve, si dhe bllokimin e linjës që shfrytëzohet nga njerëzit në nevojë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vitin 2014, atë e kishin dënuar me dy javë burg, por është liruar me kusht, sepse kishte bërë afro 400 thirrje të panevojshme.

“Familja ime është e lodhur me mua, sepse unë po qëndroj tërë kohës në telefon. Jam e lodhur edhe me veten”, janë disa nga ankesat e saj në Emergjencë.

Madje, gruaja që konsiderohet se ka gjendje të mirë mendore, i ka ofenduar shumë shpesh operatorët me fjalë banale, duke mos i lënë as të flasin si duhet.