Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vesh vajzën me lule dhe fruta, fotot thyejnë rrjetin

Mjafton një ide origjinale për t’u bërë e famshme në rrjetet sociale e sidomos në Instagram.

Në Antalya të Turqisë, Alya Chaglar, një grua piktore, “vesh” çdo ditë të bijën Stefani me lule, perime dhe fruta dhe i publikon fotografitë në profilin e saj në Instagram.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brenda pak ditëve, fotografitë e vogëlushes tre vjeçare, kanë tërhequr vëmendjen e mbi 220 mijë personave, transmeton noa.

Ndjekësit adhurojnë këto fotografi dhe spontanisht, kanë nisur të votojnë për veshjen e tyre të preferuar.