Operatori nacional i hekurudhave të Francës planifikon të ketë trena të shpejtësisë së madhe (TGV – Train de Grande Vitesse) autonom deri në vitin 2023, sipas FranceInfo.
Operatori i trenave i njohur në Francë me akronimin SNCF, do të fillojë të testoj një prototip të quajtur “Treni Dronë” në vitin 2019, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTreni TGV do të pajiset me sensorë që do të detektojnë pengesat dhe do të frenojë automatikisht, nëse është e nevojshme.
Treni TGV, i cili arrin shpejtësinë afër 330 kilometra në orë, mund të pilotohet automatikisht, edhe pse lokomotivisti do të qëndrojë në bord për një kohë, në rast emergjencash.
Presidenti i SNCF, Guillaume Pepy ka thënë se nëse ky projekt do të ketë sukses, SNCF do të bëhet operatori i parë në botë që do të operojë me tren automatik të shpejtësisë së madhe.