Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

10 qershori ndër vite

10 qershori është dita e 161-të në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e shtunë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.

1878 - U themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit

1924 - Forcat revolucionare në Shqipëri hynë në Tiranë, qeveria e kryesuar nga Ilias Vrioni tërhiqet.

1940 - Italia zyrtarisht i shpall luftë Britanisë së Madhe dhe Francës gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Po këtë datë edhe Gjermania pushton Norvegjinë.

1967 - Përfundon lufta gjashtëditore, ndërkohë izraelitët mposhtin kundërshtarët arab dhe i zgjerojnë kufijtë e tyre në Lindjen e Mesme.

1977 - James Earl Ray, vrasësi i dënuar i Martin Luther King Jr, ik nga burgu në Tennessee, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai arrestohet përsëri tri ditë më vonë.

1980 - Në Afrikën Jugore, Kongresi i Shteteve Afrikane lëshon një komunikatë nga lideri i burgosur, Nelson Mandela, në të cilën ai bën thirrje që mbështetësit e lëvizjes antiaparteid të ngrihen për këtë çështje.

1996 - Në Irlandën Veriore fillojnë bisedimet paqësore pa pjesëmarrjen e Sinn Feinit.

1999 - Tërheqja e trupave serbe nga Kosova bëri që NATO-ja t'i jap fund fushatës së sulmeve ajrore kundër Serbisë.

1999 - Miratohet Rezoluta 1244 në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

2007 - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri, vizita e parë e një presidenti amerikan në Shqipëri.