9 qershori është dita e 160-të në kalendarin Gregorian.
Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e premte, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.
1815- Fundi i Kongresit të Vjenës.
1815- Luksemburgu deklaron pavarësinë nga Perandoria franceze.
1870 – Autori Charles Dickens vdiq në moshën 58-vjeçare.
1948- Themelimi i Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave nën patronazhin e UNESCO-s.
1970 – Mbreti Hussein i Jordanisë i shpëtoi një tatentati, pasi që persona të armatosur kishin hapur zjarr mbi automjetin e tij zyrtar rrugës për pallat.
1990 - U mbajt në Zagreb simpoziumi për helmimet në Kosovë, " Kosova sprovë e ndërgjegjes mjekësore ".
1995 – Andrew Richard dënohet me burgim të përjetshëm për tentativë dhunimi të një burri tjetër, në rastin e parë të këtij lloji në Britani të Madhe.
1999 - Përfaqësuesit e NATO-s dhe ushtrisë Jugosllave nënshkruan në Kumanovë marrëveshjen tekniko-ushtarake për tërheqjen e ushtrisë dhe policisë Jugosllave nga Kosova.
2017- Në Kosovë, mesnatën e 9 qershorit mbyllet fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.