Kryeministri Isa Mustafa ju ka thënë ferizajasve se në Kaçanik dhe Han të Elezit këndonin: ‘Kush është më i forti? Avdullah Hoti’.
“Unë u garantoj se Avdullah Hoti është më i forti nga të gjithë kandidatët për kryeministër, lista jonë është më e mira, koalicioni ynë është më i miri. Përkrahja kaq e madhe që po na bëhet është nder i madh për ne. Ferizaj e ka kuptuar më së miri se çka është zhvillimi ekonomik dhe ky zhvillim ekonomik është arritur nga ky koalicion i mrekullueshëm”, ka thënë Mustafa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të nderuar qytetarë, po bëjmë fushatë për zhvillim ekonomik, për demokratizim, sepse ne jemi sinonim i demokracisë, ndërsa askush si ne nuk mund të udhëheqë zhvillimin ekonomik”, ka shtuar më tej ai.