Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fëmijët bien nga vetura, mamaja vijon rrugën

Dy fëmijë, të cilët kanë qenë duke luajtur në pjesën pasme të veturës tip “Volvo” kanë hapur derën e kanë rënë teksa makina ishte ende në lëvizje.

Nga sa dallohet edhe në video drejtuesit e veturave që ishin pas tyre kanë frenuar me shpejtësi duke evituar që të përplasnin dy fëmijët e mitur, transmeton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Sochi të Rusisë, fatmirësisht dy fëmijët, motër e vëlla, nuk kanë pësuar dëmtime serioze, por ata më tepër janë përfshirë në një situatë paniku teksa kanë parë veturën e së ëmës duke u larguar pasi nuk e vuri re që fëmijët e saj kishin rënë nga vetura.

Mamaja e fëmijëve pasi ka kuptuar se çfarë ka ndodhur ka frenuar e është rivënë në kontakt me fëmijët, por është arrestuar nga policia dhe rrezikon të dënohet për ngjarjen.