Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shoferi me lejen më të çuditshme në botë

Një shofer është bërë i famshëm në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkaku i fotografisë së tij në patentë shofer.

Sean Corbett nga Chandler të Arizonas kishte mision jetësor që në foto të lejes të dilte me një kulluese të pastave, të cilën e konsideron si elementar fetar, raporton CNN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Corbett e quan veten “pastafarian”, një lloj feje, të cilën e ka krijuar vetë, ndërsa kulluesen e pastave e konsideron si kapelë fetare, transmeton Koha.net.

“Pastafarizmi është pjesë e kishës Përbindëshi i shpagetit fluturues, që pohon se bota është krijuar para 5 mijë vjetësh nga ky përbindësh”, ka thënë Corbett.

I vetëdijshëm për foton, ai thotë se është satirë sesa veprim serioz, por si duket nuk e ka vërejtur se kulluesja në formë tenxhereje duket si kapelë hokeji.