Reinhold Hanning, ish-roje e kampit të vdekjes në Aushvic, i dënuar vitin e kaluar me burg, ka vdekur përpara se dënimi t’i bëhej i detyrueshëm ligjërisht.
Lajmin e konfirmoi avokati i tij Andreas Scharmer.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHanning, 95 vjeç, është dënuar në qershor të vitit 2016 me pesë vjet burgim, për pjesëmarrje në vrasjen e së paku 170,000 njerëzve.
Ai ka qenë roje në kampin në Aushvic nga vitit 1942 deri më 1944.
Hanning ka pranuar se e ka ditur se çfarë është duke ndodhur në kamp, por nuk ka vepruar për ta ndaluar.
Avokatët e tij kanë thënë se ai, personalisht, nuk ka vrarë as nuk ka rrahur askënd.
Nazistët kanë vrarë rreth 1.1 milion njerëz në Aushvic.