Arkitetët suedez vijnë me një dizajn inovativ me të cilin shpresojnë se do të zgjidhin krizën e shtëpive në qytetet e mëdha.
Në pamje të parë duket si një shtëpi në pemë, por po ta shohësh nga afër është një shtëpi 50 m2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDizajni modern minimalist quhet “NestinBox” dhe është frut i një bashkëpunimi suedez, transmeton tch. Këto shtëpi janë të rehatshme për një apo dy persona dhe kanë dy dhoma e gjysmë, një kuzhinë dhe një sallon.
Ajo ka gjithashtu edhe një studio pune me një palë shkallë spirale. NestinBox ka si qëllim të krijojë “kuptimin e hapësirës dhe ajrosjes, pavarësisht zgjidhjes kompakte”.
