Nuk do të lejohen telefonat celularë në shumë vende ndërtimi në Zvicër. Rregullat e reja do të zbatohen këtë verë.
“Shumë prej tyre kanë vendosur të mbledhin telefonat celularë dhe smartfonët në fillim të punës së tyre”, thotë Matthias Engel, zëdhënës i Shoqatës së Arkitektëve Zviceranë, për “Schweiz am Wochenende”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë prekur nga masat janë vetëm praktikantët e ndërtimit. Më shumë të rinjtë u përgjigjen mesazheve SMS dhe në Whatsapp-ët gjatë orarit të punës, shpjegon Engel.
Ndalimi i telefonave celularë zbatohet, për shembull, në Implenia, në kantierët e ndërtimit.
“Është e rëndësishme për Impleninë që punonjësit të përqendrohen në punën e tyre, veçanërisht në vendin e ndërtimit, ku mund të bëhet i rrezikshëm në rast të pakujdesisë”,- tha zëdhënësi Reto Aregger, përcjell albinfo.ch.
Aspekti i sigurisë mund të shihet edhe në kompaninë zvicerane të sigurimit nga aksidentet “Suva”. Kërkesa për një ndalim të plotë të telefonave mobilë në kantierët e ndërtimit nuk është bërë ende si kërkesë e veçantë. Disa kompani ndërtimi lejojnë vetëm telefonat gjatë pushimeve. «Për specialistët tanë të sigurisë, kjo është një zgjidhje e mirë dhe e pranueshme për të gjithë”.
Ndalimi i telefonave mobilë është i ligjshëm, sipas Ligjit zviceran të punës. Megjithatë, në raste urgjente, një punëtor mund të insistojë në përdorimin e telefonit të tij celular në vendin e punës.