Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Erdogan ndalon emrin “arena” për stadiume

Kryetari i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar që të ndalohen stadiumet me ermin “arena” duke thënë se ky emërtim vjen nga Roma e lashtë për vendet ku njerëzit kanë luftuar për jetë ose për vdekje, transmeton Koha.net .

"Në gjuhën tonë nuk ekziston diçka e tillë . Jam kundër tyre, e dini ç’është bërë në të kaluarën aty. Nëpër to kafshët kanë shqyer njerëzit", citon jutarnji list të ketë thënë Erdogan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fjala stadium nga fjale vjetër greke e latine. Edhe arena vjen nga fjala latine "harena" dhe në përdorim është qe disa shekuj, shpjegon fjalori i gjuhës angleze nga Oxfordi.

Erdogan në fjalimin para vijuesve të shkollave të larta fetare ka thënë se e ka urdhëruar ministrin e sportit që stadiumet të mos quhen më arena. E ka bërë këtë në stadiumin e Stambollit që mban emrin e tij e ku luan ekipi Kasimpasha.

Në Turqi janë disa stadiume që quhen arena, përfshirë edhe Vodafone Arena-n e famshme në të cilën luan Besiktas dhe Turk Telecom Arena, e Galatasarayt.