Një unazë me diamant të bardhë, pritet të dalë në shitje në një ankand në Londër më 7 korrik për 350,000 funta, megjithatë pronarja e saj në të vërtetë për të ka paguar vetëm 10 funta, pasi atë e kishte blerë në treg nga një tregtar.
Diamanti i përket shekullit të 19-të e gjithashtu është një gur i çmueshëm dhe i rrallë, shkruan gazeta britanike Metro, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPronarja i saj nuk e kishte idenë për vlerën e unazës, edhe pse në dorë po e mbante me vite të tëra.
Jessica Wyndham, drejtoresha e një argjendarie në Londër që e përcaktoi vlerën reale të diamantit i cili ka 26 karat e që tani po merret me shitjen e saj në ankand, ka thënë se pronarja dëshiron të mbes anonim, e gjithashtu ka treguar se unazën e mban në dorë tash e 30 vjet, por që asnjëherë nuk e kishte ditur vlerën e saj.
