Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

22 maji ndër vite

22 maji është dita e 142-të e vitit në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e hënë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më poshtë, mund të lexoni disa ngjarje të cilat bënë histori e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme, transmeton Koha.net.

1176 – Hashashinët bëjnë përpjekje për të vrarë Saladinin pranë Aleppos. Në një letër për kalifin në Bagdad duke shpjeguar aktivitetet e tij në Siri, Saladini shkruan se ishte i angazhuar në një luftë për Islamin kundër një armiku të trefishtë ; – kryqtarëve frankë, hashashinëve dhe princit të pabesë të Mosulit, të cilin e akuzonte për bashkëpunim me frankët dhe hashashinët.

1826- HMS Beagle, bën fluturim e parë.

1897 – Në Londër hapet zyrtarisht tuneli “Blackwall” nën lumin “Thames”. Tuneli u përurua nga Princi i Uellsit. Kostoja e përgjithshme ishte 1.4 milionë sterlina.

1939 – Lufta e Dytë Botërore: Gjermania dhe Italia nënshkruajnë Paktin Steel (Çelik) – i njohur zyrtarisht si Pakti i Miqësisë dhe Aleancës midis Gjermanisë dhe Italisë, ishte planifikuar fillimisht si një aleancë ushtarake trepalësh Japoni – Itali – Gjermani.

1942 – Lufta e Dytë Botërore. Meksika hyn në luftë në anën e aleatëve.

1947 – Lufta e Ftohtë, në përpjekje për të luftuar përhapjen e komunizmit, Presidenti amerikan Harry S. Truman nënshkruan një akt që më vonë do të quhej Doktrina Truman – 400 milionë dollarë në ndihma ushtarake dhe ekonomike iu dërguan menjëherë Turqisë dhe Greqisë, secila e ndeshur me një lëvizje të brendshme komuniste.

1967 – Dyqani L’Innovation në qendër të Brukselit, Belgjikë, merr flakë. Ky ka qenë zjarri më shkatërruese në historinë e Belgjikës, që rezultoi në 323 të vdekur dhe të zhdukur dhe 150 të plagosur.

1992- Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia i bashkohen Kombeve të Bashkuara.

2011- Tornado në Misuri, ku mbetën të vdekur 162 njerëz dhe janë shkaktuar dëme prej 2.8 miliardë dollarë.

2015- Irlanda bëhet vendi i parë në botë që legalizon martesën e homoseksualëve.