Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Niveli i detit deri në fund të shekullit mund të rritet për dy metra

Shkencëtarët parashohin që niveli i detit deri më 2030 mund të rritet për rreth 10 centimetra.

Kjo do të mjaftojë që përmbytjet e shpeshtuara në shumë pjesë të botës të dyfishohen, ndërsa në vendet tropikale do të rriten për 25 fish, transmeton Koha.net rezultatet e publikuara të hulumtimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Niveli vjetor i detit tani rritet për rreth tre milimetra. Ndonëse nuk duket shumë, njerëzimi po i ndien pasojat e nivelit të rritur të ujërave dhe të erozionit nëpër brigje të tyre, shkruan The Verge, transmeton Koha.net.

Sipërfaqet e deteve po rriten, sqarojnë shkencëtarët, sepse dyoksid-karboni dhe gazrat e tjera shkaktojnë rritje temperaturash, që po e shkrijnë akullin. Uji nga shkrirja e tij po derdhet nëpër oqeane dhe kështu do të ndodhë deri sa të lirohen gazra të tilla.

Sipas vlerësimeve aktuale, niveli i sipërfaqeve të deteve deri më 2050 do të rritet në mes të 10 e 20 centimetrave, kurse deri më 2100 në mes të 30 e 210 centimetrave, që tingëllon si kataklizmë.