Fakulteti i Filologjisë ka “zbuluar” në metodë të re të komunikimit me studentët, duke kërkuar nga ata që për afate të provimeve të votojnë përmes videove “live” në Facebook.
Drejtuesit e faqeve të departamenteve në Filologji kanë nisur një video “live” dhe me një “Pëlqim” ose “Zemër” do të mund të vendosnin për mbajtjen e dy apo një provimi në afatin e prillit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të votuar për dy provime studentët është dashur të klikojnë “Pëlqeje” ndërsa për një provim është dashur të klikojnë në ikonën “Zemër”.
Rezultatet e këtij “votimi” drejtuesit e faqeve kanë thënë se do t’ia dërgojnë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Në votime “live” në Facebook mund të marrin pjesë të gjithë ata që kanë llogari në Facebook, pa marrë parasysh nëse janë studentë të Fakultetit Filologjik apo jo.
