Pas 106 vitesh nga vëzhgimi i parë i gjeologut Griffith Taylor rreth “lumenjve të gjakut”, fenomen i pikasur në Antarktidë pranë liqenit të ngrirë të Bonney, zgjidhet më në fund misteri.
Duke përdorur Res (radio-eco sounding), studiuesit arritën të zbulojnë një fluks uji që rrjedh prej miliona vitesh nën sipërfaqen e ngrirë, në sajë të një cikli hidrik që shkrin akullin, transmeton NOA. Krijohet një rrjedhë nën-akullnajore që gërryen hekurin i cili ndodhet tek shkëmbinjtë në liqen, duke krijuar efektin e “gjakut” në sipërfaqe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Studimi u krye nga një ekip shkencëtarësh të University of Alaska Fairbanks dhe Colorado College, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe konfirmon efektin që krijohet nga një liqen nëntokësor i kripur, i cili ekziston prej 1.5 milionë vitesh.
Ky liqen përmban doza të larta hekuri që oksidohet në kontakt me sipërfaqen, shkruan noa.al. Deri në vitin 2003 shkencëtarët ishin bindur se bëhej fjalë për disa alga të kuqe që i jepnin këtë efekt ujit.
Zona e kuqe ndodhet në veri të akullnajës Tahlor, ndër më të ftohtat në planetin tonë.
