U bënë më pak se një javë nga video e fundit e cila u filmua në një aeroplan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ku u pa tek tërhiqej zvarrë një pasagjer, shkruan ABC neëes, përcjell Koha.net.
Video e cila u shpërnda nëpër rrjetet sociale e që pati reagime të shumta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë herë, një incident tjetër ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në një tjetër aeroplan amerikan 591, i cili po fluturonte nga San Franciso në Dallas.
Në video shihet fillimisht një grua duke qarë e në krahë ka vajzën e saj të vogël.
Ekipi i aeroplanit ka bërë të ditur se incidenti ka nisur kur një stjuardesë ka dashur t’ia largoj karrocën e fëmijëve, pasi “asaj po i pengonte”.
Më pas, në mes tyre ndërhyn edhe ekuipazhi që kërkojnë qetësi dhe rregull, gjithashtu respekt nga ana e stjuardesës.
Incidenti më pas përshkallëzohet kur një tjetër burrë i del në mbrojtje nënës e cila ishte vetëm me dy fëmijët e saj.
Pas 20 minutash, aeroplani është ulur në Dallas, e më pas për mediet kanë kërkuar falje për këtë incident të dytë.
“Ajo që del nga brendësia jonë pasqyron vlerat e vërteta, prandaj ne duhet të kujdesemi mirë për pasagjerët tanë”, ka thënë drejtori i kompanisë së këtij fluturimi.