“Sofra e Skënderbeut”, e cila ndodhet në skajin jugor të malit të Shebenikut në Mirëditë, në lartësinë 1376 m mbi nivelin e detit, është kthyer në një vend mjaft të vizituar nga kuriozë dhe amatorë të sporteve malore. Ky shkëmb në formë sofre është i gjatë rreth 1 km dhe i gjerë rreth 800 m.
Ka kreshtë të sheshtë të mbushur me forma të shumta karstike dhe shpate të thepisura. Përbën një bllok guri gëlqerori me formë të veçantë të vendosur mbi ultrabazikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kontaktin midis tyre gjendet korja e kuqe e pasur me mineral hekuri, shkruan ATSH.
Vetë guri përbën një mbetje erozive të sinklinalit të Mirditës. Legjenda thotë se mbi këtë gur hante bukë ushtria e Skënderbeut, nga ku ka marrë edhe emrin. Objekt me vlera gjeografike, gjeologjike, mineralogjike, historike, turistike dhe didaktike për studentët e gjeologjisë, gjeografisë dhe nxënësit e shkollave. Pjesërisht është i dëmtuar nga shfrytëzimi i mineralit të hekur-nikelit.
Ka vlera shkencore, kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohen sipas intinerarit Librazhd, Përrenjas, Pishkash, Monumenti.
{gallery}