Disa fotografi me ngjyra kanë shfaqur snajperistet vdekjeprurëse të Rusisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në mesin e këtyre fotografive është një e të ashtuquajturës “Zonja Vdekje”, që besohet të ketë vrarë 309 ushtarë nazistë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto fotografi të snajperisteve të famshme i ka publikuar përkthyesja Olga Shirnina nga Rusia. Në këto foto shihen ushtaret ruse me snajperë në duar, siç është Dragunov.
Ato shfaqin Lyudmila Pavlichenko e njohur si “Zonja Vdekje”, e cila konsiderohet si snajperistja më e mirë në histori. Në një foto shihet Pavlichenko, e ashtuquajtur “Zonja Vdekje” që mban armën me krenari, transmeton Koha.net.

Në një fotografi tjetër shfaqet Roza Shanina, përgjegjëse për vrasjen e konfirmuar të 59 nazistëve.

“Ka pak pamje të ushtareve të Armatës së Kuqe. Unë vendos që të mbush këtë zbrazëti”, ka thënë Shirnina.
“Jam e interesuar për historinë e Rusisë, është plot dramatikë, ngjarje tronditëse që patën ndikim në historinë e shtetit dhe të botës”.

