Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Sulme vdekjeprurëse nga peshkaqenët në Australi

Australia do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të ndaluar sulmet e peshkaqenëve pas vdekjes së një vajze adoleshente, thotë qeveria.

Laeticia Brouwer, 17 vjeçare u sulmua për vdekje nga një peshkaqen të hënën, derisa po bënte sërf në Australinë Perëndimore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky është sulmi i tretë vdekjeprurës në këtë shtet brenda 12 muajve.

Ministri i Mjedisit Josh Frydenberg, tha se Australia do të mendojë për skartim të peshkaqenëve ose futjen e masave të tjera, të tilla si kurthet, transmeton kp.

“Do të mirëpresim çdo propozim për të vënë jetën e njeriut në rend të parë,” tha Frydenberg.

“Kjo mund të përfshijë përdorimin e daulleve të teknologjisë së re, rrjetat, gjuetinë reduktuese ose masa të tjera të cilat Australia perëndimore i sheh të arsyeshme”, shtoi ai.