Një 17-vjeçar është zgjuar rrugës për në funeralin e tij në Indi pasi familja kishte menduar se një kafshim i qenit e kishte mbytur atë.
Kumar Marewad ishte kafshuar nga qeni muajin e kaluar dhe ishte dërguar në spital në një gjendje të rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShëndeti i tij u përkeqësua edhe më shumë dhe javën e kaluar doktorët e njoftuan familjen se ai nuk do të mbijetonte pas ndaljes së pajisjes që e mbante gjallë.
Të afërmit e tij besuan se ai vdiq kur ndaloi frymëmarrja dhe vendosën që ta varrosnin, por djaloshi u zgjua rrugës për në funeral.
“Vendosëm që Kumarin ta kthenim në shtëpi pasi doktorët na than se shanset për mbijetesë ishin të pakta pasi ta hiqnin ventilatorin”, ka thënë vëllai i Kumarit, Sharanappa Naikar për Times of India.
Gjendja e tij u përkeqësua javën e kaluar kur infeksioni ishte shpërndarë në gjithë trupin e adoleshentit, transmeton Koha.net.
Familja vendosi ta kthente trupin e tij në shtëpi për t’ia kryer ceremoninë e fundit.
Por ka kaluar një kilometër nga fshati, ai u zgjua nga gjumi. Kumari u dërgua menjëherë në spital dhe tani është në përkujdesje shëndetësore.