Një burrë rus, gruaja e të cilit e kishte ndryshuar mbiemrin për promovim në supermarket, është regjistruar duke ia mbushur asaj veturën me çimento.
Rusi është kapur në video jashtë një dyqani të pemëve në St. Petersburg duke përdorur një kamion për përzierjen e çimentos dhe duke ia mbushur veturën me çimento përmes dritares së hapur, raporton UPI.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se vetura i takon bashkëshortes së tij, për të cilën thotë ta ketë ndryshuar mbiemrin në Veniy si pjesë e një promovimi nga zinxhiri i supermarketeve me po të njëjtin emër që i kishte ofruar rreth 1,2000 dollarë në muaj çdo qytetari rus që ndryshon mbiemrin, transmeton Koha.net.
Burri thotë se ai dhe bashkëshortja e tij kanë pasur telashe kohës së fundit dhe ndryshimi i mbiemrit ka qenë incidenti i fundit që ka çuar në hakmarrjen me çimento.