Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Nuk ishin dy gra në Pompei, por dy burra të përqafuar

Pompei nuk ndalon të na befasojë. Gjithmonë është menduar se figura me dy njerëz që përqafohen, e që u zbulua pas gjurmimeve në këtë pjesë, janë dy gra që kanë vdekur të përqafuara.

Zbulimet e fundit tregojnë se në fakt janë dy burra të cilët janë përqafuar derisa e kanë gjetur veten në momentet e fundit të jetës së tyre, pasi vullkani Vesubio ka shpërthyer në vitin 79 pas lindjes së Krishtit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Analiza flet për një përqafim mes dy burrave, ndërsa tani diskutohet nëse ata ishin të dashuruar, pra ishin dashnorë, apo vetëm burra që u gjendën afër njëri tjetrit në ato momente, shkruan KultPlus.

Figura u zbulua në vitin 1913-të, ndërsa një prej profesorëve të angazhuar në analizën e fundit thotë se lidhja mes dyshes nuk është familjare, pra ka diçka më të mistershme.