Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

E quanin “lepur”, por ndihma e njerëzve i ktheu buzëqeshjen përsëri

Quhet Evan Hill, por para 5 vitesh të gjithë e thërrisnin lepur.

Djaloshi nga Zelanda e Re ka lindur me një madhësi të dhëmbëve që i ka shkaktuar probleme edhe në mbylljen e gojës, por familja e tij nuk i kishte kushtet për t’ia mundësuar një operacion, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pseudonimin “lepur” që i bënin shokët e tij e mërziste tej mase Evanin por gjithashtu edhe familjen e tij.

Historia e tij nuk përfundon këtu, banorët në lagjen ku ai jeton u përgjigjen me ndihmë, gjë që kjo rezultoi të jepen oferta edhe nga gjithë Zelanda.

Janë dhënë mijëra dollarë në donacionin e Evan vetëm që ai të hyjë në operacion dhe t’i kthehet një jete normale e pa probleme.

Pas pesë vitesh Evan duket krejtësisht tjetër, madje është tejet i lumtur që sot arrin edhe të buzëqesh para shokëve të tij.