Donna Aylmer, është gjysmë e zezë e gjysmë e bardhë, e martuar me një burrë të bardhë.
Çifti nga Gloucester i Anglisë, u gëzua tej mase kur morën lajmin se do të bëheshin prindër, aq më shumë me dy binjake, shkruan Little Things, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor kur ato erdhën në jetë, prindërit u habitën me pamjen e tyre, edhe pse binjake ato nuk përngjajnë aspak.
Njërën prej tyre e quajtën Lucy, ajo ka flokë të kuqe, sy të kaltër, lëkura e saj është e bardhë dhe kur lindi ishte shumë e zbehtë.
Binjakja tjetër quhet Maria, e cila lindi krejtësisht ndryshe prej saj, me sy ngjyrë kafe, flokë kaçurrele dhe të zeza.
Kur ato u rritën, tani si adoleshente 18 vjeçe, në shikim të parë nuk duken as të jenë motra, aq më pak binjake.
Raportet e tyre janë shumë të afërta, nuk bëjnë pa njëra tjetrën, por shpeshherë janë ngacmuar nga shoqëria e tyre.
Gjithçka që ato duan, është që njerëzit t’i pranojnë ashtu siç janë, madje thonë se do e përkrahin njëra tjetrën në çdo sferë të jetës.