Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Nesër në qarkullim bankënota e re prej 50 euro

Të martën do të lëshohet në qarkullim bankënota e re prej 50 euro në të 19 vendet e eurozonës, e cila sjell mbrojtje më të mirë nga falsifikimet.

Bankënota e re, e cila është prezantuar dje në konferencën për media në Paris, do të shtypet në gjithsej 6,5 miliardë njësi, prej të cilave një miliard në Francë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bankënota e tanishme prej 50 eurove, transmeton kp, e cila është përdorur më shpesh në eurozonë dhe nuk ishte ndërruar asnjëherë që nga krijimi i valutës së përbashkët prej vitit 2002, do të tërhiqet në mënyrë graduale.

“Bankënota e serisë së parë do të jetë edhe më tej në qarkullim dhe do të jetë e vlefshme”, tha drejtori i përgjithshëm i shërbimeve për ekonomi në Bankën Qendrore të Francës.