Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Baleti “Rrugë e gjatë dhe me kthesa” sonte sjell lojën me kufijtë

Prishtinë, 30 mars - Pos lëvizjeve, për dallim prej shfaqjeve tjera, balerinët edhe do të flasin. Performanca që është konceptuar si një shfaqje e baletit modern, mes disa porosive një e ka parësore: t’i tregojë publikut se pavarësisht gjithë kufijve, ekziston toleranca.

Kësisoj balerinët kosovarë i janë bashkuar projektit ndërkombëtar që ka rezultuar me shfaqjen “The long and winding road" (Rrugë e gjatë dhe me kthesa) që është bashkëprodhim i festivalit “Bühnenwerkstatt Graz” dhe Baletit Kombëtar të Kosovës financuar nga Qeveria e Austrisë në kuadër të programit "Strategjitë për të ardhmen - një kontribut artistik për krizën e refugjatëve”. Shfaqja që do të jepet premierë sonte, të enjten, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, bazuar në konceptin që ka, trajton fatin e refugjatëve. E sa i përket përbërjes së karaktereve është goxha e përzier. Në skenë do të ngjiten tre balerinë kosovarë, Teuta Krasniqi, Fatmir Smani dhe Sead Vuniqi. E sipas asaj që është prezantuar në konferencën për media të mërkurën, bashkë me balerinët e BKK-së do të interpretojnë edhe Challyce Erogdon nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jessica Moreto nga Brazili, Xianghui Zeng nga Kina, Ebrima Jallow nga Gambia dhe Fazlolah Tadjik nga Afganistani. Jallow dhe Tadjik janë refugjatë të cilët jetojnë në Austri. Koreografi Toulon i cili ka realizuar dy shfaqje me BKK-në në dy vitet e kaluara, ka thënë se kur ka nisur të flasë për këtë projekt ka pasur në mendje një fotografi që është edhe metaforë e jetës së tij. Deri tash ai vetë ka ndërruar disa vendbanime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duke e parë jetën time jam inspiruar edhe për titullin e shfaqjes. Pra titulli i shfaqjes është vetë shfaqja. Nuk bëhet fjalë për titull letrar. Nëse mbyllim sytë do të shohim se i takojmë një bote nëpër të cilin lëvizim”, ka thënë ai për shfaqjen që pos Prishtinës, në korrik të këtij viti do të jepet edhe në Graz të Austrisë në kuadër të festivalit, “Bühnenwerkstatt Graz”. Sipas tij frymëzim për këtë shfaqje ka pasur edhe historinë e Baletit Kombëtar të Kosovës, ku më 2015 sherri i vizave me një hyrje për në zonën Schengen është dashur që balerinët t’ia shtojnë vetes edhe nja 10 orë rrugë duke mos kaluar nëpër Kroaci, por nëpër Hungari për të shkuar deri në Graz (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.