Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Në Bibliotekën Kombëtare qe 35 vjet nuk është investuar asgjë

Prej vitit 1982, kur edhe ka hyrë në funksion Biblioteka Kombëtare e Kosovës, asnjëherë nuk është investuar asgjë në të dhe shumë dorëshkrime, koleksione të rralla, por edhe ekzemplarë të ndryshëm, janë rrezikuar nga dëmtimi, raporton KTV.

Kjo për shkak se vazhdimisht kanë rrjedhur ujërat në bodrume, ndërsa kanë pikur edhe kupolat gjatë reshjeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

e Kulturës së fundi ka ndarë një fond prej 200 mijë eurosh për rinovim. Ministri Shala tha se duhet një studim i detajuar për punimet që do të zhvillohen.

Ndërkaq, Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, tha se dorëshkrimet mbeten ende të rrezikuara. 870 dorëshkrime orientale, si dhe qindra koleksione të rralla, por edhe të përgjithshme, rrezikojnë të dëmtohen tërësisht.

Në objektin e Bibliotekës Kombëtare, për secilin botim nga shtëpitë botuese, dërgohen 5 kopje, në mënyrë që të ruhet trashëgimia e vendit.

Koleksionet në Bibliotekë përfshijnë të gjitha gazetat, revistat, hartat, fotografitë, DVD-të dhe CD-të.